Koordinatore e Klinikës / Ergoterapeute

Përgjegjëse për Praktikat në Programin e Ergoterapisë në Kolegjin Heimerer dhe Koordinatore e Rasteve në Qendrën Multidisiplinare Shëndetësore Heimerer (QMH), Resmije Sopa është njëra nga ergoterapeutet e para në Kosovë, me një përvojë të pasur profesionale që nga viti 2003, ku filloi praktikën e saj në OJQ “Agape” në Gjilan, në bashkëpunim me ergoterapeuten amerikane Dianna Ullrich.

Ajo përfundoi studimet bachelor në Shkenca Shëndetësore Terapeutike – profili Ergoterapi në Kolegjin Heimerer në vitin 2015 dhe është ndër të parat ergoterapeute të licencuara nga Ministria e Shëndetësisë në Kosovë, me rilicencim në vitin 2023. Në vitin 2019, Resmija përfundoi studimet master në Menaxhimin e Institucioneve dhe Shërbimeve Shëndetësore, po ashtu në Kolegjin Heimerer.

Aktualisht, ajo është përgjegjëse për organizimin dhe mbikëqyrjen e praktikave profesionale të studentëve të ergoterapisë, si dhe koordinatore e rasteve në Klinikën e Ergoterapisë në QMH. Ajo është e përkushtuar në mentorimin e studentëve dhe ofrimin e shërbimeve të specializuara përmes seancave terapeutike, duke kontribuar drejtpërdrejt në avancimin e praktikës së ergoterapisë në vend.