Qasja jonë multidisiplinare
Ndërtojmë së bashku hapat drejt mirëqenies suaj
Qasja jonë e integruar dhe multidisiplinare është themeli i shërbimeve që ofrojmë. Ekipi ynë i profesionistëve nga fusha të ndryshme bashkëpunon për të krijuar një plan trajtimi që është plotësisht i personalizuar për ju. Ne vlerësojmë çdo individ me një perspektivë holistike, duke siguruar që çdo aspekt i shëndetit tuaj të merret parasysh.
Gjithëpërfshirje dhe përkushtim
video dokumentari
Misioni ynë
Të ofrojmë shërbime gjithëpërfshirëse, të personalizuara dhe cilësore që vendosin klientin në qendër të kujdesit.
Vizioni ynë
Të bëhemi pikë referimi në rajon për kujdesin shëndetësor multidisiplinar dhe qasjen e integruar.
A few of the things we offer
klinikat & shërbimet
EKIP
MULTIDISIPLINAR
Puna jonë bazohet në bashkëpunim të ngushtë mes profesionistëve të ndryshëm, nga logopedë, ergoterapeutë, fizioterapistë dhe psikologë, deri te terapistë të specializuar të autizmit, të cilët punojnë së bashku për të siguruar një trajtim më të plotë dhe më efektiv.
QASJE TË BAZUAR NË
KËRKIME
Metodat tona janë të mbështetura nga studime shkencore dhe praktika të verifikuara, duke siguruar që çdo plan trajtimi është i mbështetur nga informacionet më të fundit dhe më të sakta në fushën e terapisë.
Çfarë thonë klientët tanë
quoted
Really awesome space! The facility takes a super holistic approach and the operation is run remarkably smoothly. The staff are all really nice and responsible and the children seem to be very happy there. It's hard to imagine what they do better centre in the region at doing!
Si prindër, fëmijën tonë e sollëm në këtë qendër para një viti, me rekomandim. Në fillim, ai përballej me vështirësi të mëdha në të folur dhe shfaqte sjellje problematike. Sot, falë planprogramit të individualizuar dhe përkushtimit profesional të terapeutëve, fëmija ynë arrin të formojë fjali deri në pesë fjalë dhe ka shënuar përparim të dukshëm si në aspektin akademik, ashtu edhe në atë social. Kjo qendër nuk ofron vetëm shërbime profesionale, por edhe dashuri, ngrohtësi dhe përkujdesje të sinqertë për çdo fëmijë.
Jam jashtëzakonisht e kënaqur me shërbimet dhe sjelljet e stafit tuaj, andaj çdo fjalë tjetër është e tepërt.
Qendra Shëndetësore Multidisiplinare Heimerer është vendi ku ne si prindër kemi gjetur zgjedhjen e duhur për vështirësitë që vajza jonë ka shfaqur. Falë terapive të vazhdueshme dhe punës profesionale të stafit të Qendrës, vajza jonë ka treguar përmirësim të jashtëzakonshëm në zhvillim të të folurit, komunikimit dhe socializimit. Stafi dhe terapeutët ofrojnë maksimalisht afërsi, ngrohtësi, saktësi dhe punë fantastike me fëmijët.
Përmirësimi i vajzës sime është i jashtëzakonshëm. Sa herë e dëgjoj duke folur, zemra më mbushet me gëzim.
Jam me shumë fat që kam hasur në një qendër të tillë siç është Qendra Shëndetësore Multidisiplinare Heimerer! Po bëhen dy vite prej që jemi pjesë e kësaj Qendre dhe përgjatë këtyre dy viteve fëmija im ka përparuar në të gjitha fushat, ashtu siç nuk e kishim menduar asnjëherë. Kjo është arritur falë punës së jashtëzakonshme dhe të palodhur të terapeutëve dhe Profesorit të nderuar Bojan Radić. Uroj që prindërit e tjerë të kenë fatin e tillë dhe t’i drejtohen Qendrës Shëndetësore Multidisiplinare Heimerer. Nuk do të zhgënjehen asnjëherë.
Personalisht jam shumë e kënaqur me stafin dhe shërbimin e qendrës. Një falënderim i madh për vajzat që janë shumë të sjellshme dhe të kuptueshme.
Sa i përket eksperiencës sonë si prindër, jemi jashtëzakonisht të kënaqur me trajtimin që i është bërë vajzës sonë. Vajza jonë vijon trajtimin më shumë se një vit dhe ka arritur rezultate shumë të mira në të gjitha fushat e zhvillimit. Stafi është profesional, i ngrohtë dhe i koordinuar. Në Qendrën Shëndetësore Multidisiplinare Heimerer fëmija juaj është në duar të sigurta!
Rezultatet e arritura janë vërtet mbresëlënëse. Falënderim i veçantë për punën tuaj profesionale dhe të përkushtuar.
Vlerësimi im për Klinikën është maksimal. Dallimi është i madh nga koha kur djali im ka filluar seancat deri më sot.
Klinika ka një staf profesional dhe mendoj se ky është çelësi i suksesit për çdo familje dhe fëmijë që trajtohet këtu.
Ne si prindër jemi jashtëzakonisht të kënaqur me Qendrën Shëndetësore Multidisiplinare Heimerer, veçanërisht me shërbimet nga ekspertët terapeutë të klinikës së Autizmit. Qasja ABA ka ndikuar shumë pozitivisht tek fëmija ynë, duke nxitur komunikimin, bashkëpunimin dhe zhvillimin e aftësive të punës.