Koordinator i rasteve
Galdimi është bashkëpunëtorë i Qendrës Terapeutike Heimerer (QTH) që nga viti 2018. Besueshmëria dhe natyra e tij bashkëpunuese e kanë bërë atë një anëtar shembull të ekipit, me natyrën e tij entuziaste që është një karakteristikë e vlerësuar mes kolegëve të tij.
Në njohje të kontributit të tij të jashtëzakonshëm në ngritjen e klinikës dhe performancës së tij të jashtëzakonshme, atij iu besua pozita e Koordinatorit të Rasteve. Kohët e fundit, karriera e Galdimit ka arritur kulme të reja, me bashkautorësinë e librit “Udhëzues praktik për tualetin” dhe përfshirjen e tij në krijimin e “Manuali për bashkëpunimin ndërmjet kopshteve dhe institucioneve ofruese të shërbimeve për fëmijet me vështirësi në zhvillim”.
Për më tepër ai ka ofruar trajnime në nivel lokal dhe ndërkombëtar dhe ka marrë pjesë si kontribues aktiv në shumë konferenca. Krahas karrierës së tij profesionale, ekspertiza dhe njohuritë e Galdimit kanë pasur një ndikim të qëndrueshëm duke e bërë atë një figurë të respektuar në këtë fushë. Përkushtimi ndaj punës së tij, i kombinuar me aftësitë e tij të jashtëzakonshme, e bëjnë atë një bashkëpunëtor të domosdoshëm në qëndër.