Asistent terapist

Enisi është Asistent Terapist në Qendrën Terapeutike Heimerer (QTH), i njohur për përkushtimin, profesionalizmin dhe qasjen e kujdesshme në punën me fëmijët me zhvillim të atipik. Rrugëtimi i tij profesional nisi me një trajnim intenziv tre mujor në QTH, ku ai tregoi aftësi të larta praktike dhe teorike. Pas përfundimit me sukses të trajnimit, Enisi u bë pjesë e ekipit të rregullt të Qendrës. Aktualisht, ai është në përfundim të studimeve Bachelor në Logopedi pranë Kolegjit Heimerer, duke ndërthurur njohuritë akademike me përvojën e drejtpërdrejtë klinike. Gjatë viteve të studimeve, Enisi ka qenë aktivisht i angazhuar në punë praktike në disa qendra të ndryshme në Prishtinë, gjë që i ka mundësuar të zhvillojë një gamë të gjerë aftësish profesionale dhe të përballet me situata të ndryshme terapeutike. I njohur për qasjen e tij të përzemërt, përgjegjshmërinë dhe dëshirën për të kontribuar në mirëqenien e fëmijëve dhe familjeve të tyre, Enisi është një anëtar i vlerësuar i ekipit të QTH-së dhe një ofrues i besuar i kujdesit cilësor në terapinë zhvillimore.