Koordinatore e Klinikës së Logopedisë

Donjeta ka përfunduar studimet bachelor në Logopedi  në Kolegjin Heimerer, po ashtu ajo ka përfunduar edhe studimet Master. Ajo është koordinatore e Klinikës së Logopedisë në Qendrën Multidisiplinare Shëndetësore Heimerer (QMH), si dhe përgjegjëse për studentët e departamentit të Logopedisë.

Me një qasje profesionale dhe përkushtim ndaj cilësisë së shërbimit, ajo kontribuon në zhvillimin klinik dhe akademik të fushës. Donjeta është e rilisencuar nga Oda e Infermierëve të Kosovës dhe luan një rol kyç në mbështetjen e praktikës së studentëve dhe ngritjen e standardeve në logopedi.