Udhëheqëse e Klinikës së Ergoterapisë
Dianna është Doktore e Ergoterapisë nga Kalifornia, SHBA, dhe jeton në Kosovë prej 21 vitesh. Me mbi 30 vite përvojë në terapi profesionale pediatrike, ndërhyrje të hershme dhe ergoterapi për të rritur me aftësi të kufizuara intelektuale, ajo është themeluese e profesionit të Ergoterapisë në Kosovë.
Dianna ligjëron module të terapive të punës në Kolegjin Heimerer dhe është anëtare e Komisionit për Aplikantët e Licencave Profesionale të Ergoterapisë pranë Ministrisë së Shëndetësisë. Ajo gjithashtu drejton OJQ-në “AGAPE” në Gjilan.