Udhëheqës i Klinikës së Autizmit
Dr. Bojan Radic ka mbi 18 vite përvojë profesionale në fushën e logopedisë dhe autizmit. Në Kosovë, ai filloi punën si mbikëqyrës në vitin 2018, duke kaluar më vonë në rolin e udhëheqësit të Klinikës së Autizmit brenda Qendrës Shëndetësore Multidisiplinare Heimerer. Ai ka përfunduar bachelorin dhe masterin në Logopedi dhe Surdoaudiologji në Universitetin e Tuzlës, Bosnjë dhe Hercegovinë, si dhe doktoraturën në Logopedi në të njëjtin institucion.
Përveç kësaj, ai ka ndjekur edukim të avancuar në Kaliforni, SHBA, për implementimin e metodës ABA, duke përfshirë trajnimet ABA 101 dhe certifikimin për përdorimin e instrumentit vlerësues VB-MAPP nga Behavior Analyst Certification Board. Gjithashtu, është licensuar për përdorimin e Metodës Tomatis në Paris, Francë.
Dr. Radic është themelues dhe president i OJQ-së “World in Pictures” në Zenicë, Bosnjë dhe Hercegovinë, anëtar i Bordit të Organizatës Botërore të Autizmit, bashkëthemelues dhe anëtar i bordit të “International Autism Assassination”, si dhe pjesë e Bordit Këshillues të Institutit Mjekësor për Autizmin në Turqi, AutisMedi. Përveç këtyre angazhimeve, ai është edhe udhëheqës i projektit “Konferencat Ndërkombëtare të Autizmit në Ballkan”.