Terapiste
Arlinda është Psikologe Klinike e cila ka përfunduar studimet bazike në Psikologji në Universitetin e Prishtinës ndërsa studimet master në Psikologji Klinike në Kolegjin Heimerer. Gjatë gjithë rrugëtimit të saj akademik, Arlinda ka treguar përkushtimin e saj ndaj profesionit të zgjedhur duke marrë pjesë në programe të ndryshme formimi profesional dhe hulumtime në institucione të ndryshme. Me një sfond të fortë në psikologji dhe një pasion të thellë për të ndihmuar të tjerët, Arlinda iu bashkua Qëndres Terapeutine Heimerer (QTH) në korrik të vitit 2023. Aktualisht ajo shërben si terapiste për fëmijë në Klinikën e Autizmit.
Njohuritë, aftësitë dhe profesionalizmi i saj i gjerë e kanë bërë atë një pasuri të paçmueshme për ekipin, duke i mundësuar asaj t’u ofrojë pacientëve cilësinë më të lartë të kujdesit. Gjatë kësaj kohe, Arlinda është dalluar në fushën e saj, duke zhvilluar qasje dhe teknika inovative për të trajtuar një gamë të gjerë të klientëve. Përkushtimi i saj i kanë dhënë asaj një reputacion si një psikologe klinike e besuar dhe e respektuar. Kontributet e Arlindës në ekipin e QTH-së kanë ndihmuar për të forcuar më tej pozicionin e saj për përdorimin e aftësive dhe njohurive të saj për të ndikuar pozitivisht në jetën e atyre në nevojë. Së fundmi Arlindës iu është besuar roli i mentorës klinike për zhvillimin e praktikave të studentëve në qendër.