Koordinatore Klinike
Ardita është logopede dhe Koordinatore e Klinikës së Autizmit pranë Qendrës Terapeutike Heimerer (QTH). Rrugëtimi i saj profesional nisi në vitin 2018, kur iu bashkua QTH-së dhe u specializua në ndërhyrjet për fëmijët me autizëm dhe zhvillim të vonuar. Përkushtimi, aftësitë e saj klinike dhe vizioni për përmirësimin e shërbimeve terapeutike e çuan drejt rolit udhëheqës në menaxhimin e cilësisë dhe funksionimit të përditshëm të Klinikës së Autizmit. Ajo ka përfunduar me sukses trajnime nga ekspertë ndërkombëtarë në përdorimin e metodës ABA (Applied Behavior Analysis) – një nga qasjet më të njohura dhe efektive për trajtimin e çrregullimeve të spektrit të autizmit. Gjithashtu, është trajnuar nga ekspertët e Cochlear Austria për trajtimin e personave me implante kokleare, duke pasur përvojë direkte klinike me këtë kategori individësh.
Përtej punës së saj klinike, Ardita angazhohet në trajnime profesionale, si dhe ofron shërbime për fëmijë me autizëm në vende të ndryshme, duke kontribuar në përhapjen e praktikave cilësore terapeutike në rajon. Ajo është Koordinatore e projektit “Konferencat Ndërkombëtare të Autizmit në Ballkan”, të mbështetur nga organizata botërore e autizmit, si dhe anëtare e Bordit Këshillues të Institutit Mjekësor për Autizmin në Turqi – AutisMedi.
Aktualisht, Ardita është në përfundim të studimeve master në Psikologji Klinike, dhe vazhdon të jetë aktive në projekte, iniciativa dhe partneritete që synojnë avancimin e shërbimeve për fëmijët me nevoja të veçanta në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.