Dafina Aliu

Asistent Terapist

Dafina është Asistente Terapiste pranë Qendrës Terapeutike Heimerer (QTH), e njohur për përkushtimin, profesionalizmin dhe qasjen e kujdesshme në punën me fëmijët me zhvillim të atipik. Rrugëtimi i saj profesional nisi me një trajnim intenziv tre mujor në QTH, gjatë të cilit tregoi aftësi të larta praktike dhe teorike. Pas përfundimit me sukses të këtij trajnimi, Dafina u bë pjesë e ekipit të rregullt të Qendrës. Aktualisht, ajo është në përfundim të studimeve Bachelor në Logopedi pranë Kolegjit Heimerer, duke ndërthurur njohuritë akademike me përvojën e drejtpërdrejtë klinike. Gjatë studimeve, Dafina ka qenë aktive në punë praktike në disa qendra të ndryshme në Prishtinë, gjë që i ka mundësuar të zhvillojë një gamë të gjerë aftësish profesionale dhe të përballet me sfidat e profesionit. E njohur për qasjen e saj të përzemërt, përgjegjshmërinë dhe dëshirën për të kontribuar në mirëqenien e fëmijëve dhe familjeve të tyre, Dafina është një anëtare e vlerësuar e ekipit të QTH-së dhe një ofruese e besuar e kujdesit cilësor në terapinë zhvillimore