Arbona është terapiste pranë Qendrës Terapeutike Heimerer (QTH), e njohur për profesionalizmin, përkushtimin dhe aftësitë e saj të dalluara në ofrimin e mbështetjes terapeutike për fëmijët me zhvillim të atipik. Ajo ka përfunduar studimet themelore në fushën e Punës dhe Mirëqenies Sociale në Kolegjin Dardania, ndërsa aktualisht është në përfundim të studimeve Master në Psikologji Klinike pranë Kolegjit Heimerer. Rrugëtimi i saj profesional në QTH nisi gjatë studimeve, kur mori pjesë në një trajnim intenziv tre mujor. Pas përfundimit me sukses të këtij trajnimi, Arbonës iu ofrua pozita e Asistente Terapiste, për të avancuar më vonë në rolin e Terapistes me kohë të plotë. Aftësitë e saj të spikatura, bashkë me përkushtimin e vazhdueshëm ndaj zhvillimit profesional, e kanë bërë një pjesë të rëndësishme të ekipit multidisiplinar të Qendrës.