Terapiste

Elona është Logopede pranë Qendrës Terapeutike Heimerer (QTH), e njohur për përkushtimin e saj profesional, njohuritë e thelluara dhe qasjen cilësore në trajtimin e fëmijëve me zhvillim të atipik. Ajo ka përfunduar studimet bazike në Logopedi në Kolegjin Heimerer dhe më pas ka ndjekur studimet master në Logopedi në Universitetin e Mjekësisë në Tiranë, Shqipëri.

Gjatë gjithë rrugëtimit të saj akademik, Elona ka dëshmuar angazhim të vazhdueshëm për zhvillim profesional, duke marrë pjesë në programe formimi dhe hulumtime në institucione të ndryshme të fushës. Ajo iu bashkua Qendrës Terapeutike Heimerer në vitin 2024 dhe aktualisht shërben si Terapiste në Klinikën e Autizmit, ku angazhohet në ofrimin e shërbimeve të specializuara për fëmijët dhe familjet që kërkojnë mbështetje profesionale.

Njohuritë, aftësitë dhe profesionalizmi i saj e bëjnë Elonën një pasuri të çmuar për ekipin multidisiplinar të QTH-së dhe një ofruese të besuar të kujdesit të avancuar terapeutik.