Terapiste
Erza aktualisht ka filluar më studimet master pranë Kolegjit Heimerer në Psikologji Klinike. Ajo është terapiste pranë Qendrës Terapeutike Heimerer (QTH), e njohur për aftësitë e saj të spikatura, përkushtimin ndaj fëmijëve dhe qasjen profesionale në ofrimin e terapisë. Rruga e saj drejt profesionit nisi gjatë studimeve, kur iu bashkua QTH-së për një trajnim intenziv tre mujor. Pas përfundimit me sukses të këtij trajnimi, Erzës iu ofrua pozita e asistent terapistit në qëndër ku më vonë ka kaluar në teraiste me kohë të plotë.
Falë profesionalizmit dhe përkushtimit të saj të vazhdueshëm, Erza është ngritur në pozitën e Asistentes Teknike të Udhëheqësit të Klinikës së Autizmit në QTH, duke dhënë kontribut të drejtpërdrejtë në organizimin dhe koordinimin e shërbimeve klinike.
Në vitin 2024, ajo ishte ideatore dhe udhëheqëse e konferencës së parë të organizuar nga QTH me titull “Bashkë për Autizmin”, një ngjarje e rëndësishme që mblodhi ekspertë nga qendra të ndryshme për të trajtuar tema kyçe mbi çrregullimet e spektrit të autizmit. Konferenca u vlerësua lartë nga pjesëmarrësit dhe kolegët, duke e pozicionuar Erzën si një zë të ri por me ndikim në fushën e ndërhyrjeve terapeutike dhe organizimit profesional.