Terapiste

Bjondina aktualisht ka filluar më studimet master pranë Kolegjit Heimerer në Psikologji Klinike. Ajo është terapiste pranë Qendrës Terapeutike Heimerer (QTH), e njohur për profesionalizmin, përkushtimin dhe aftësitë e saj të dalluara në ofrimin e terapisë për fëmijët me zhvillim të atipik. Rrugëtimi i saj profesional nisi gjatë studimeve, kur iu bashkua QTH-së për një trajnim intenziv tre mujor. Pas përfundimit me sukses të këtij trajnimi, asaj iu ofrua pozita e Asistente Terapiste, për të kaluar më vonë në pozitën e Terapistes me kohë të plotë, duke dëshmuar rritje të qëndrueshme dhe cilësi të lartë në punën e saj.

Falë përkushtimit dhe angazhimit të saj të vazhdueshëm, tashmë prej një viti Bjondina mban rolin e Udhëheqëses Logjistike të Klinikës, ku kontribuon në organizimin e proceseve të brendshme, koordinimin e shërbimeve dhe mirëfunksionimin e përditshëm të klinikës. Ajo është një figurë kyçe në strukturën operacionale të QTH-së dhe një pikë referimi për kolegët në drejtim të efikasitetit dhe bashkëpunimit.