Koordinatore e rasteve

Erika, ka marrë diplomën Bachelor në Shkenca Shëndetësore Terapeutike me specializim në Logopedi pranë Kolegjit Heimerer. Arritjet e saj akademike e kanë bërë të njohur si një pasuri e vlefshme në fushën e Logopedisë. Në vitin 2021, Erika iu nënshtrua një trajnimi intenziv në Qendrën Terapeutike Heimerer (QTH). Ku performanca e saj e jashtëzakonshme gjatë trajnimit bëri që ajo të zgjidhej me kujdes për t’iu bashkuar ekipit të Klinikës së Autizmit në QTH si logopede. Që atëherë, ajo ka dhënë vazhdimisht rezultate mbresëlënëse duke ndihmuar klientët e panumërt me sfidat e tyre. Përkushtimi i saj ka bërë që ajo të promovohet si Koordinatore e Rasteve në vitin 2024 në Qendren Terapeutike Heimerer.

Referuar angazhimit të saj për t’u përmirësuar gjithnjë e më shumë në pasionin e saj, Erika ka marrë pjesë aktivisht në konferenca dhe programe të shumta trajnimi. Këto përvoja e kanë pajisur atë me një mori njohurish, duke rritur aftësinë e saj për të ofruar trajtimin dhe mbështetjen më efektive për ata që kanë nevojë. Si e tillë, ajo njihet një anëtare e vlerësuar brenda ekipit të qendrës.