Koordinator i rasteve

Arijaniti fitoi titullin Bachelor i Shkencave në Logopedi në Kolegjin Heimerer në vitin 2019. Pas diplomimit, ai iu nënshtrua një programi trajnimi intensiv tre mujor në Qendren Terapeutike Heimerer, pas së cilës u punësua si asistent terapist me kohë të plotë.

Puna e jashtëzakonshme e Arijanitit nxiti promovimin e tij në Koordinator të Rastit në vitin 2023 në Qendren Terapeutike Heimerer. Aktualisht, Arijaniti është duke ndjekur studimet Master në Psikologji Klinike në Kolegjin Heimerer.

Gjatë gjithë karrierës së tij, ai ka qene i angazhuar dhe ka fituar përvojë në disa institucione arsimore, ai ka marrë pjesë në konferenca dhe seminare të ndryshme shkencore që lidhen me fushën e tij të studimit. Këto mundësi e kanë ndihmuar atë të zhvillojë aftësitë e tij profesionale dhe të rrisë aftësitë e tij për të mbështetur në mënyrë efektive klientët e tij.